Telegrafi

Kartolinë e njëjtë Krishtlindjesh që 29 vjet

Ka qenë Stephen ai, i cili kishte vendosur të bënte shaka me Glynisin në atë kohë, duke ia kthyer kartolinën e njëjtë – ndërsa ajo e kishte ruajtur atë për vitin e ardhshëm – dhe kështu është zhvilluar kjo histori.

Çdo vit shkruajmë porosi të ndryshme në të njëjtën kartolinë – ka shpjeguar Glynis për gazetën The Sun: "Ne e mbulojmë pjesën e shkruar dhe mbi të shkruajmë porosinë e re”.

"Shoqëria shpesh thotë, ‘dashtë zoti që të mos jetë kartolina e njëjtë’, por ne e pëlqejmë atë. Tash madje as nuk do t’i pranoja kartolinat e reja në vend të këtyre”, ka përfunduar ajo.