Site icon Telegrafi

Kartolina udhëton 72 vjet deri tek e fejuara

Kartolina ka arritur më 25 gusht në postën e Monacos së bashku me postën tjetër të rëndomtë nga qyteti Nice, shkruajnë mediat franceze. Atë e kishte dërguar më 11 gusht të vitit 1937 nga Saint-Etienne-de-Tineen J. A. Achiardi të fejuarës së tij, floktares Fernandi Roberi, ka thënë motra e saj 94-vjeçare Olga Platini.

Në porosinë e shkruar me laps, dërguesi, pos nënshkrimit, i dërgon të fejuarës së tij edhe përshëndetje. Fernanda Roberi kishte vdekur qysh në vitin 1969.

Drejtuesi i postës së Monacos thotë se ekziston vetëm një sqarim racional: ai që kartolina ka rënë nga sirtari për kategorizimin e postës.

Exit mobile version