Telegrafi

Kartëmonedha e rrallë shitet për 12 mijë herë vlerën e vet (Foto)

Piotr Sobczuk nga Britania e Madhe ka përfituar afro 70 mijë euro nga shitja e kartëmonedhës që vlen vetëm gjashtë euro.

Pasi vërejti se bankënota që i erdhi në kusur ka shifra të veçanta, vendosi ta shes përmes një platforme në internet, por nuk priti se do të pranoj këso ofertash, transmeton Telegrafi.

Shitja marramendëse e parasë së rrallë

Brenda shumë pak kohe, atij iu ofruan 136 njerëz që jepnin mijëra euro në këmbim të pesë funteve që kanë dalë së fundmi në treg.

Oferta e fundit bëri që Sobczuk të bindet dhe t’ia shes blerësit të panjohur.

Ndryshe, Bank of England po e ofron një tjetër kartëmonedhë të rrallë, paratë e së cilës do të shkojnë për bamirësi. /Telegrafi/