John Buckingham nga muzeu i Cornwall të Anglisë është befasuar kur ka hapur zarfin me dërgues anonim, e cila kishte brenda kartëmonedhë e cila është prodhuar para 200 vitesh.
Kuratori i muzeut nuk e ka ditur se kjo letër me vlerë i përket muzeut dhe se ishte vjedhur në qershor të vitit 1984, duke menduar se është një dërgesë në mënyrë vullnetare, transmeton Telegrafi.
Më vonë është kuptuar se bëhet fjalë për rikthimin e objektit të vjetër, por që nuk dihet se kush e ka marrë apo si u kthye.
“U gëzova që dikush u kujtua të sjellë vullnetarisht gjëra me vlerë, por më vonë kuptova se është rikthim. Nuk dimë a e ktheu vet hajni apo jo, me rëndësi që është këtu”, ka thënë lidhur me rastin Buckhingham.
Kjo kartëmonedhë prej një funtesh, është shtypur nga Padstow Bank dhe u dërgua në muze. /Telegrafi/