Telegrafi

Karteli më i fuqishëm i Meksikës ‘tregon muskujt’ – vret disa nga ushtarët e El Chapo, përfshirë një ‘komandant të tij’

Karteli më i fuqishëm i Meksikës ka therur disa nga ushtarët e El Chapo, duke përfshirë një ‘komandant të rangut të lartë’.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Karteli i Gjeneratës së Re Jalisco [CJNG] ka “treguar veten” në shtetin Chiapas, i cili ofron rrugën kryesore të trafikimit të armëve dhe drogës në vendin fqinj Guatemalë.

Dhe siç shkruajnë mediat e huaja, anëtarët e dyshuar të CJNG hapën zjarr ndaj ushtarëve të Kartelit Sinaloa në qytetin Tuxtla Gutierrez të mërkurën, 7 korrik, përpara dëshmitarëve okularë të tmerruar.

Një nga pesë burrat e vrarë ishte Ramón Rivera, një shef plazhi i Kartelit Sinaloa në Chiapas.

Carmen Villa, kreu i Observatorit të Sigurisë së Qytetarëve në Chiapas, tha: “Reagimi im [ndaj sulmit të së mërkurës së kaluar] dhe ndoshta ai i kalimtarëve ishte shumë naiv”.

“Shumë ishin duke filmuar shkëmbimin e zjarrit, shumë njerëz nuk besuan se çfarë po ndodhte… Unë nuk e di se çfarë është më e keqe – të mos kesh përgatitje për të reaguar ose për t’u mësuar me [dhunën e kartelit] dhe e di se për çfarë bëhet fjalë”.

Ajo shtoi: “Ishte padyshim diçka e jashtëzakonshme dhe fatkeqësisht nuk do të jetë një përvojë e vetme”.

Ndërkohë, Los Cirilies, një grup i armatosur i lidhur me bandën, bllokoi gjithashtu rrugët në komunën e Pantelho dhe njoftoi ndalimin e rrugës, raporton Infobae.

Të paktën nëntë ushtarë u plagosën gjatë sulmeve të armatosura.

CJNG, e udhëhequr nga Nemesio “El Mencho” Oseguera Cervantes, është zgjeruar me shpejtësi në të gjithë vendin dhe operon në të paktën 35 shtete në të gjithë Meksikën dhe Porto Riko.

Anëtarët e saj – të stërvitur në taktikat elitare ushtarake – kryejnë veprime brutale dhune për të frikësuar rivalët e tyre. /Telegrafi/