Familjarët nga Birmingham i Anglisë, që kishin blerë biletat për në Menorca të Spanjës, u detyruan të udhëtojnë të ulura në dyshemenë e aeroplanit.
Megjithëse shkuan tri orë përpara, që të sigurojnë se do të ulen së bashku, karriget e rezervuara nuk ekzistonin, por ishte një hapësirë e zbrazët, transmeton Telegrafi.
“Në aeroplan mbeti vetëm një karrige e zbrazët, në të cilën e ulëm vajzën tonë, ndërsa unë me bashkëshortin qëndruam në dysheme”, ka thënë Paula Taylor.
Udhëtimi prej dy orësh, nuk ishte aspak i përshtatshëm për ta, pasi u detyruan edhe në hanë aty, gjë që e konsideruan të pështirë.
Ende nuk dihet se si u shkaktua kjo ngatërresë e rezervimeve, ndërsa fluturimi nuk rekomandohet të realizohet nëse nuk janë ulur të gjithë dhe kanë mundësi të vënë rripin e sigurisë. /Telegrafi/