Lexus ka prodhuar një karrige për veturë, që është përshkruar si shumë komode e lehtë, dhe që japë më shumë shkathtësi gjatë vozitjes, shkaku i rrjetës së merimangës.
Derisa prodhuesit e automobilave janë fokusuar te makinat elektrike dhe që voziten vet, është harruar gjëja bazë që e përbën një veturë, transmeton Telegrafi.
Duke marrë parasysh se të gjithë vozisin dhe udhëtojnë të ulur, krijimi i një karrige të përshtatshme është konsideruar e domosdoshme dhe dizajnerët e kompanisë kanë dalë me këtë format unik.
Në strukturën nga metali i lehtë, janë vendosur tri baza në të cilat ulet dhe mbështet përdoruesi.
Pos pjesës së poshtme dhe anësore, e lëvizshme është edhe ajo që vendoset pas kokës. Në këtë mënyrë, shfrytëzuesi e gjen pozitën më të favorshme.
Këto karrige pritet që të jenë edhe pjesë e veturave tjera, që do të lansohen në të ardhmen. /Telegrafi/