Ish-futbollisti, Shpëtim Babaj ka qenë mysafiri i radhës në podcastin “Arena e Yjeve”, që është prodhim i Telegrafit.
Ai ka zbuluar se si për një moment te klubi Zorya në Ukrainë mendoi se i kishin dhënë dopin para ndeshjes.
“Po ma bën doktori pas drekës hajde tek dhoma ime. Kur shkova aty, po i shoh lojtarët duke marrë infuzione”, ka rrëfyer ish-fubollisti në “Arena e Yjeve”.
“Isha i habitur dhe thosha me veten se çfarë po ndodh këtu, doping? I merrnin të gjithë në krah, e mora edhe unë”.
“Nuk mund të thosha jo, sepse do më thoshin shko në shtëpi. Kishim ndeshje në mbrëmje…”, rrëfen Babaj për momentin interesant.
Këtë podcast mund ta ndiqni në TV Dukagjini çdo të shtune nga ora 17:10, ndërsa nuk do të ishte i mundur pa përkrahjen e sponsorëve tanë Patos dhe KGM Kosova. /Telegrafi/