Telegrafi

Karriera muzikore e Cheryl mund të ketë përfunduar – ekspertët e industrisë parashikojnë se ajo nuk do të sjell projekte të reja

Ekspertët e industrisë muzikore kanë parashikuar se karriera muzikore dikur e famshme e Cheryl-it ka mbaruar dhe ajo nuk do të publikojë ndonjë muzikë të re pas publikimeve të dështuara të këngëve të saj të fundit.

Ylli 38-vjeçar ka qenë në qendër të vëmendjes për 20 vitet e fundit pasi fillimisht u bë e famshme në “Popstars: The Rivals” në 2002, ku ajo ishte anëtare themeluese e grupit të vajzave “Girls Aloud”.

Më vonë ajo filloi një karrierë solo në vitin 2009 dhe gjithashtu ka shijuar suksesin si gjyqtare e talenteve televizive – duke arritur statusin e ‘thesarit kombëtar’ ndërsa punonte në “The X Factor” midis viteve 2008 dhe 2015.

Foto: Getty

Por tani ekspertët e muzikës pohojnë se karriera muzikore ka arritur në përfundim pasi kënga e saj më e fundit, “Let You” – e publikuar në maj 2019 arriti në vendin e 57-të në top-listë.

“Let You ishe një dështim. Ishte tepër e turpshme për të dhe për ata ekipin e saj kur kënga u rendit në vendin e 57. Nuk ka asgjë që Cheryl mund të bëjë për këtë – kohët kanë ndryshuar dhe njerëzit kanë vazhduar. Ajo është ende një këngëtare shumë e njohur live dhe mijëra dolën për ta parë performancën e saj në festivalin Mighty Hoopla në shtator”, tha për “The Sun” një burim i industrisë muzikore, shkruan Mirror.

Foto: Getty

Gjatë dy dekadave të fundit, Cherly ka shijuar sukses të jashtëzakonshëm si anëtare e “Girls Aloud” dhe si artiste solo.

“Girls Aloud” lansoi dy albume në krye të klasifikimeve – “Out Of Control” në vitin 2018 dhe albumin e tyre më të mirë të 2006 të titulluar “The Sound of Girls Aloud”.

Grupi – i cili përfshinte gjithashtu Nadine Coyle, Nicola Roberts, Kimberley Walsh dhe të ndjerën Sarah Harding – pati gjithashtu sukses me këngët “Sound Of The Underground”, “I’ll Stand By You”, “Walk This Way” dhe “The Promise” të gjitha duke arritur në krye të top-listave.

Foto: Getty Images

Ndërkohë, kënga solo debutuese e Cheryl “Fight For This Love” u ngjit në krye të top-listave në vitin 2009 – me këngët e mëvonshme “Promise This”, “Call My Name”, “Crazy Stupid Love” dhe “I Don’t Care” që të gjitha arritën në vendin e parë.

Këto arritje e vendosën Cheryl-in në librat e historisë pasi ajo u bë artistja e parë femër britanike që arriti pesë këngët numër një – një rekord i kaluar më vonë nga Jess Glynne në vitin 2018.

Albumet e para të Cheryl, “3 Words” dhe “Messy Little Raindrops”, gjithashtu u renditën në vendin e parë të listave të albumeve. /Telegrafi/