Para se të bëhej “babai” i komunizmit, Karl Marxi ishte i sigurt se do të bënte emër si komedian.
Kur ishte i ri, ai shkroi një roman komik të quajtur “Akrepi dhe Feliksi”. Vepra është aq qesharake, sa nuk mund të imagjinohet si një roman i shkruar nga njeriu që më vonë do të ishte autor i “Manifestit Komunist”.
Romani nuk pati asnjë lloj suksesi, pavarësisht se ishte plot me fraza qesharake, si kjo: ”Kjo fjalia e fundit… ishte një koncept abstrakt dhe për këtë arsye nuk ishte një grua, pasi, siç thotë Adelung, një koncept abstrakt dhe një grua janë shumë larg njëri-tjetrit!”.
E, megjithatë, besojeni apo jo, Marxi nuk mundi të gjejë asnjë njeri që dëshironte ta botonte librin e tij. Dhe, u zhgënjye. Ai e quajti këtë një “goditje shpartalluese, që ndihej si rënia e siparit” ndaj të gjitha ëndrrave të tij. Kështu, në vend të kësaj, vendosi të kishte jetë të thjeshtë për të tronditur klasat sunduese, me çlirimin e proletariatit nga zinxhirët. /Tema/