Telegrafi

Karriera e Hazardit në pikën kritike – tifozët e Real Madridit të acaruar

Karriera e Eden Hazard ka filluar të bëhet edhe më keq, sidomos pas reagimeve nga tifozët e Real Madridit.

Ylli belg u transferua në këtë verë te Los Blacos nga Chelsea për 100 milionë euro, derisa konsiderohej si lider i skuadrës spanjolle.

Por, një gjë e tillë deri më tani nuk është duke ndodhur dhe 28-vjeçari nuk po e tregon formën e lartë që e kishte te The Blues.

Shumë tifozë të madrilenëve e shikuan belgun si zëvendësues të Cristian Ronaldos që para një viti kaloi te Juventusi, mirëpo kanë mbetur të zhgënjyer.

Lexo po ashtu Ferdinand: Hazard ka shkuar te Real Madridi në kohën e gabuar

Tani përkrahësit e Real Madridit kanë filluar ta kritikojnë Hazardin për lojën e tij, madje dhe për mbipeshën që ka shtuar gjatë pushimeve në verë.

Belgu natyrisht se është nën presion dhe kjo situatë mund të ndikojë që ai mos të arrijë të rikthehet në formën e tij të lartë. /Telegrafi/