Bota e futbollit është në zi, pasi të dielën mbrëma e humbi jetën futbollisti çek i Alanyasporit, Josef Sural.
Derisa po kthehej me disa bashkëlojtarë nga ndeshja kundër Kayserisporit, minubuzi me të cilin udhëtonin është rrotulluar. Sural e ka humbur jetën në moshë 28 vjeçare, ndërsa gjashtë futbollistë të tjerë kanë mbetur të lënduar.
Kayserispor deplasmanı dönüşü Alanyasporlu 7 futbolcuyu taşıyan özel minibüs kaza yaptı. Josef Sural kaza sonrası acilen ameliyata ve sonrasında yoğun bakıma alındı. pic.twitter.com/s3qgHVMqWh
— Tribun Dergi (@tribundergi) April 29, 2019
Josef Sural ka lindur më 30 maj 1990, ndërsa si fëmijë e kishte nisi të luante fubtoll te Sakvice (1996–2008) dhe pastaj kaloi te 1. FC Brno, ku edhe e nisi karrierën profesionale në vitin 2008.
Nga viti 2011 deri në vitin 2016, ai ishte pjesë e Slovan Liberec, ku në edicionin 2015/2016 ishte i huazuar edhe mesfushori i Kosovës, Herolind Shala, prandaj dy futbollistët kanë luajtur bashkë në këtë skuadër.
Pas largimit nga Libereci, mesfushori çek kaloi te Sparta e Pragës, ku luajti për dy sezone (2016-2018), ndërsa në vitin 2019 iu bashkua Alanyasporit, ku edhe përfundoi në mënyrë tragjike jeta dhe karriera e tij.
Nga të lënduarit është edhe Isaac Sackey, i cili po ashtu në të kaluarën ka qenë bashkëlojtar i Shalës. /Telegrafi/