Site icon Telegrafi

Karriera e Adelina Ismailit po bëhet studim edhe në nivel akademik

Foto: Adelina Ismaili/Instagram

Organizata e Pavarur me mision mbrojtjen dhe ruajtjen e trashëgimisë kulturore të prekur nga konflikti – CHwB Kosova, po bëjnë studimin e karrierës së këngëtares së shquar shqiptare Adelina Ismaili.

Projekti hulumtues i quajtur “ADELINA: Një tregim i qenies pa kompromis”, është prezantuar mbrëmjen e 7 dhjetorit në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës.

Lajmi është bërë i ditur nga vet faqja e organizatës përmes një njoftimi në rrjetin social Instagram:

“Kemi kënaqësinë të ju ftojmë në ligjeratën “ADELINA: Një tregim i qenies pa kompromis” nga Aurela Berila. @beraur

“ADELINA: Një tregim i qenies pa kompromis” është projekt hulumtues që analizon aktivitetin artistik të Adelina Ismailit përballë rrethanave problematike shoqërore gjatë viteve të 90-ta dhe 2000-ta dhe synon ta lexojë atë përmes teorisë kritike dhe feministe, me shpresën që të shërbejë si pikënisje e një dialogu më të gjerë mbi rolin e shprehjes individuale kreative në mendësi kolektive.

Përveç një publikimi shkencor në formë të një eseje kërkimore, ky projekt merr formën e një ligjërate publike me synim që subjektit t’i ofrohet hapësira meritore në kontekst akademik për të reflektuar mbi ndikimin e saj shoqëror e kulturor”, shkruhet në njoftimin e CHwB Kosova.

Ndërkohë, vet diva e muzikës shqiptare nuk nguroi ta shprehte ngazëllimin e saj përmes një shkrimi në InstaStory.

“Jam pa komente. Karriera ime studim në nivel akademik. Lot gëzimi. Do ta komentoj ditëve në vazhdim. (Në fotografi jam unë në vitin 1996 me maskën e UÇK-së për kopertinën e një reviste”, ka shkruar Ismaili. /Telegrafi/

Foto: Adelina Ismaili/InstaStory
Exit mobile version