Site icon Telegrafi

Karpushin: Rusia nuk përzihet në Maqedoni, por nuk duhet të përshpejtohet për anëtarësim në NATO

Ambasadori rus në Tiranë Aleksandar Karpushin, gjatë qëndrimit të tij në Korçë ka deklaruar se për çështjen e emrit të Maqedonisë dhe anëtarësimit në NATO, populli duhet të vendosë.

Ai mohoi mundësinë e ndërhyrjes së Rusisë në çështjet e brendshme, ndërsa këshilloi Maqedoninë që të mos shpejtojë për t’u anëtarësuar në NATO dhe BE, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Sa i përket ndërhyrjes së mundshme të Rusisë në një çështje me një rëndësi aq të veçantë, këto janë thjesht gojëdhëna të pabaza sepse Rusia nuk ka arsye të veprojë kështu, jemi të bindur që çështjet do të zgjidhen me vullnetin e lirë të popullit. Rusia nuk është kundër anëtarësimit të çdo vendi tjetër në BE qoftë Maqedonia, Serbia apo Bosnja e Hercegovina. Në qoftë se është vullneti i hapur i popullit, i vendit pse jo, ata janë të lirë për vendimet e tyre”, tha ambasadori.

Ndërsa sa i përket marrëdhënieve me Shqipërinë, diplomati rus është shprehur optimist.

“Vëllimi i tregtisë në bujqësi po rritet vazhdimisht e në veçanti këto 4 vitet e fundit. Aq të frytshme dhe efektive në të gjitha aspektet duam ti kemi edhe marrëdhëniet me Shqipërinë. Hapat pozitive ekzistojnë, planifikohet takimi i bashkëkryetarëve të komisionit ndërqeveritarë ruso-shqiptar, ndoshta vitin tjetër do të zhvillohet edhe sesioni i komisionit ndërqeveritar”, tha ambasadori rus në Tiranë./Telegrafi/

Exit mobile version