Telegrafi

Karotenoidet i mbrojnë eshtrat

Nga karotenoidet individuale veprim më të madh mbrojtës ka treguar likopeni.

Autorët e studimit mendojnë se stresi oksidues ndikon në dëmtimin e eshtrave dhe për këtë arsye antioksiduesit e fuqishëm, siç janë karotenoidet, kanë efekt mbrojtës ndaj eshtrave.

Burime të karotenoideve janë pemët me ngjyrë portokalli, karotat, kajsitë, mangot, patatet, spinaqi, lakra jeshile etj. Ndërsa likopeni në sasi më të madhe është i pranishëm në domate, gujava dhe grejpfrut. Salmoni, butaku, qumështi dhe vezët, janë po ashtu burime të karotenoideve.