Telegrafi

Karotat ndihmojnë në forcimin e kockave

Studiuesit nga Universtiteti i Singaporit kanë përcjellë 63 mijë meshkuj dhe femra me një moshë mesatare 45 vjeçare.

Rezultatet kanë treguar se personat që kanë konsumuar vazhdimisht karota kanë pasur më pak gjasa të frakturave të kockave, krahasuar me personat që nuk kanë konsumuar karota aspak.

Autorët e studimit thonë se karotat janë të pasura me fito-nutricientë, lëndë me prejardhje bimore të cilat kanë vlera të larta ushqyese. Efekti mbrojtës në fraktura u vishet antioksiduesve të grupit të karotenoideve, të cilat janë të mira edhe për lëkurë dhe për sy.

Karotat po ashtu ndihmojnë të keni zemër të shëndetshme, mbrojnë nga kanceri dhe luftojnë plakjen. /Mjeku.Net/Telegrafi/