Telegrafi

Karota e zier mbron zemrën, lufton kancerin

“Prerja e karotës para zierjes sjell deri tek ajo që efektet e saj kryesore nutritive të derdhen në ujë ku po zihet. Nëse i zieni të tërat dhe e preni më vonë, mund të kënaqeni në shijen e tyre por edhe në efektet e shëndetshme”, deklaroi dr. Kristen Brandt, njëra prej shkencëtarëve që kryen këtë studim.

Ajo shtoi se karota e tërë e zier është shumë e shëndetshme dhe e thjeshtë për përgatitje dhe se njerëzit do të duhej t’i pranojnë shprehitë e tilla të konsumimit nëse mendojnë ta ruajnë shëndetin.

Studimi dëshmoi se sheqeri natyral i karotës përmban efekte të fuqishme anti-kancerogjene me konsumimin e të cilave zvogëlohet rreziku nga kanceri. Megjithatë nëse e preni para zierjes, ajo i humb efektet e saj të shëndetshme. /Telegrafi/