Site icon Telegrafi

Karolina Pliskova eliminon papritmas Serena Williamsin nga Australia Open

Australia Open ka përfunduar për tenisten numër 1 në botë, Serena Williams.

Tenistja amerikane, Williams ka pësuar humbje të papritur në turneun e parë të hapur të këtij viti.

Sportistja 37-vjeçare ka humbur kundër tenistes Karolina Pliskova me rezultat 2-1, në sete 6:4, 4:6 dhe 7:5.

Karolina Pliskova dhe Serena Williams

Tenistja çeke shpëtoi katër “match-point” për të siguruar një biletë për në gjysmëfinale të garës prestigjioze që zhvillohet në Melburn.

Serena ishte duke fituar në setin e fundit 5:1 dhe në shërbime 40:15, ku 26-vjeçarja në saje të ambicies dhe këmbënguljes së madhe, arriti në fund që më shumë se dy orë loje të dal fituese.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth Tenisit

Pliskova do të luftojë kundër Naomi Osakas për një vend në finalen e Grand Slam të parë të sezonit.

Ndryshe, në gjysmëfinalen e dytë do të ballafaqohen Petra Kvitova dhe Daniel Collins. /Telegrafi/

Exit mobile version