Site icon Telegrafi

Karolina e Jugut afër masës për të lejuar dënimin me vdekje me pushkatim – disa e quajnë metodë “mesjetare”

Ligjvënësit e Karolinës së Jugut e kanë miratuar një projekt-ligj për të lejuar që të dënuarit me vdekje të ekzekutohen me pushkatim në mungesë të ilaçeve me injeksion vdekjeprurës.

Sipas BBC, përcjell Telegrafi, kur të nënshkruhet, vendimi do ta bëjë Karolinën e Jugut shtetin e katërt në vend për të ofruar opsionin si një metodë të dënimit me vdekje.

Kundërshtarët e kritikuan masën e re duke e cilësuar si “mesjetare”, megjithatë mbështetësit e saj thonë se i ndihmon viktimave për të dhënë lamtumirën.

Shteti jugor nuk ka kryer një ekzekutim që nga viti 2011.

Legjislacion i miratuar nga Dhoma e Përfaqësuesve të Karolinës së Jugut synon të rifillojë ekzekutimet, duke anashkaluar vështirësitë që hasin shtetet në sigurimin e ilaçeve për një koktej injeksioni vdekjeprurës.

Tani do të shkojë në Senatin e shtetit për një votim përfundimtar përpara se të niset te Guvernatori republikan, Henry McMaster, i cili është zotuar ta nënshkruaj projekt-ligjin, “sa më shpejt që të bie në tryezën e tij”. /Telegrafi/

Exit mobile version