Telegrafi

Karnevali i Strumicës do të mbahet prej 22 shkurtit deri më 1 mars

Karnevali i Strumicës këtë vit do të mbahet prej 22 shkurtit deri më 1 mars, ndërsa manifestimi kryesor i karnevaleve do të mbahet më 25 shkurt, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Komiteti Organizativ i karnevalit të Strumicës shpalli programin për manifestimin vjetor i cili do të fillojë më 22 shkurt me manifestimin e fëmijëve, ndërsa ditët e ardhshme të karnevaleve do të shënohen me aktivitete dhe koncerte të ndryshme.

Festimi i karnevaleve do të përfundojë më 1 mars (të mërkurën) me shënimin e zakoneve vendore dhe me koncert të një ansambli nga Strimica./Telegrafi/