Për herë të parë në Kosovë në qytetin e Suharekës do të organizohet Karnavali “Golden Eagle” i cili pritet që të ndezë atmosferën në hapësirat e qytetit duke ju mundësuar të gjitha grupmoshave argëtim në një ditë plotë aktivitete.
Karnavali “Golden Eagle” do të mbahet me datë 12 maj duke filluar nga ora 17:00 në qytetin e Suharekës.
Njëzet grupe të ndryshme nga Kosova dhe Shqipëria, do të performojnë fillimisht duke parakaluar përgjatë rrugës kryesore të qytetit.
Më pas, performimet e grupeve do të bëhen në dy skena: skena e parë në sheshin “Fadil Vata”, kurse skena e dytë përballë palestrës së sporteve “13 Qershori”.
Do të ndizen fishekzjarrë dhe në fund një koncert me këngëtarin Gjiko.
Gjatë gjithë kohës së karnavalit, organizatori do të shpërndajë dhurata për fëmijët e pranishëm – gjithashtu do të ketë ushqim dhe pije të cilat do të kenë çmime simbolike.
Grupet që do të performojnë janë: Miki Maus, Kaubojët, Princeshat, Marinarët, Piratët, Palaqot, Andi, Roboti, Mad Max, Get Up, Star Dance, Shoqëria Artistike “Jehona”, Ansambli ”Rugova”, Orkestra Frymore “Afërdita” nga Elbasani, Cirku i Tiranës, etj.
Kompania Frutex nga Suhareka do të jetë organizatore e këtij karnavali, e mbështetur edhe nga Komuna e Suharekës.