Telegrafi

Karl-Anthony Towns befason të gjithë, fiton garën për tri pikë në NBA All-Star

Një befasi e madhe ka ndodhur në garën për tri pikë në NBA All-Star.

Qendra e Minnesotta Timberwolves, Karl-Anthony Towns ka befasuar të tjerët duke fituar garën për tri pikë.

Ishin tetë basketbollistë në garë si CJ McCollum i New Orleans Pelicans, Trae Young i Atlanta Hawks, Luke Kennard i Sacramento Kings, Patty Mills i Brooklyn Nets, Desmond Bane i Memphis Grizzlies, Zach LaVine i Chicago Bulls, Fred VanVleet i Toronto Raptors dhe Karl-Athony Towns i Minnesotas.

Ka qenë qendra Towns që ka befasuar të gjithë duke fituar garën, pasi ai nuk llogaritej si favorit për ta fituar këtë.

26-vjeçari në raundin final arriti të shënoj 29 pikë, derisa Trae Young e mbylli me 26 pikë dhe Luke Kennard me 26 duke mos arritur pikët e Towns.

Për qendrën e Timberwolves, kjo është hera e parë që fiton këtë çmim. /Telegrafi/