Përhapja e karkalecit në bujqësi dhe dëmet që po shkakton kanë krijuar shqetësim të madh në Shqipëri.
Ministria e Bujqësisë ka bërë të ditur se po merr masat për të ulur dëmet që karkaleci po shkakton në të mbjellat duke nisur një fushatë dezifektimi.
Specialistët e këtij institucioni po merren seriozisht me këtë çështje pas rasteve të shumta dhe ankesave që kanë pasur fermerët sidomos në zonën e Myzeqesë apo të jugut në përgjithësi.
Ministria ka të dhëna dhe statistika konkrete për përhapjen e popullatave të karkalecit dhe për mënyrën se si po “luftohet” ai. /Telegrafi/