Schalke pësuan humbje 2-1 në shtëpi nga Hannoveri mbrëmë (e premte) në kuadër të xhiros së 26-të të Bundesliga 2 dhe fajtori i drejtpërdrejtë për humbjen ishte portieri Loris Karius.
Karius, një portier i njohur për gabimet e tij të mëdha, nënshkroi për Schalken në janar dhe në debutimin e tij më 28 shkurt në një fitore 1-0 ndaj Munsterit, ai ishte njeriu i ndeshjes.
Ai mbrojti mirë në fitoren 2-1 si mysafir ndaj Hertha Berlin dhe tifozët e Schalkes menduan se gabimet e njohura të Karius ishin një gjë e së kaluarës.
A memorable debut in between the sticks 🧤
The best of Loris Karius on Friday night 🎬#S04 | #S04SCP pic.twitter.com/mAQCbxTNU9
— FC Schalke 04 (@s04_en) March 4, 2025
Mirëpo, ai i mohoi diçka të tillë në ndeshjen e tretë dhe ishte drejtpërdrejt përgjegjës për humbjen ndaj Hanoverit.
Schalke ka kaluar në epërsi nga minuta e 27-të e ndeshjes me golin e Christopher Antwi-Adjei, në minutën e 87-të Jannik Rochelt barazoi në 1-1 dhe më pas vetëm një minutë më vonë Karius gaboi dhe i dha Hanoverit golin e fitores.
Loris Karius is back 🙂 pic.twitter.com/MtnNiK94D2
— Elvis Bunic (@kk_bosna) March 15, 2025
Enzo Leopold krosi nga një goditje këndi, Karius e vlerësoi gabim fluturimin e topit dhe e humbi atë, dhe Havard Nielsen lehtësisht e futi me topin me kokë në portë për golin e fitores.
Sigurisht, ky nuk është gabimi më i madh në karrierën e Karius. Ky është padyshim një detaj për dallim nga finalja e Ligës së Kampioënve 2018, kur ai si portier i Liverpoolit bëri dy gabime të pakuptueshme dhe i dha Real Madridit titullin e kampionit evropian. /Telegrafi/
Karius patzt und Schalke verkackt. 😀
1:2#S04H96 pic.twitter.com/sBTSstGqIx— BVB09ForEver (@09BVBorusse) March 14, 2025