Telegrafi

Karius e pranon se është bindur për kalimin te Besiktasi pasi mori shumë mesazhe nga tifozët në rrjetet sociale

Foto: BR Football/Twitter

Loris Karius është prezantuar si lojtar i Besiktasit dhe gjermani nuk ka kursyer fjalët e mira për tifozët e klubi nga Turqia.

Ish-portieri i Liverpoolit tha ishin tifozët arsyeja që ai pranon këtë transferim.

Ai tha se gjatë kohës ku negociatat ishin duke u zhvilluar ai mori shumë mesazhe nga tifozët në rrjetet sociale dhe e gjitha kjo e shtyu të pranojë huazimin dy vjeçar te Besiktasi.

“Kam moshe të re për një portier, qëllimi im këtu është të fitoj tituj. Tifozët janë të entuziazmuar dhe Besiktasi do të kontribuojë rritjes time”.

“Përkrahja e tifozëve ishte e jashtëzakonshme, ndihem mirë, e ndjej përkrahjen e tyre, është diçka unike”.

“Arsyeja kryesore që erdha këtu ishin mesazhet që tifozët më dërguan, ata më treguan se më të vërtetë më duan. Çdo lojtar dëshiron të ndjen atë dashuri dhe tani ti dëshiron të bësh më të mirën me këtë ndjenjë”.

“Kam folur me lojtarët gjerman që luajnë këtu, ata ishin pozitiv”, ka thënë Karius. /Telegrafi/