Real Madridi ka shënuar fitore si mysafir ndaj Real Valladolid me rezultat 2-0 në kuadër të javës së 15-të.
Mbretërit e nisën shumë mirë takimin duke krijuar disa raste para portës së Real Valladolid.
Marco Asesion, Vinicius Junior dhe Karim Benzema kishin raste të mira, por nuk mund të qëllonin.
⏸️ DC: @realvalladolid 0-0 @realmadrid#RealValladolidRealMadrid pic.twitter.com/bCQe5emZhU
— Real Madrid C.F. (@realmadrid) December 30, 2022
Vendasit kishin rastin e parë me Alvaro Aguado në fundin e pjesës së parë, por gola nuk kishte.
Pjesa e dytë nuk dhuroi shumë, por në fund u bë interesante, kur Real Madridi fitoi penallti.
Zhvillohej minuta e 83-të, kur Karim Benzema shënoi nga pika e bardhë për 1-0.
https://twitter.com/JoaoMiyo/status/1608949123159556096
Në minutën e 89-të, erdhi edhe goli i dytë nga fituesi i ‘Topit të Artë’, që shënoi pas asistimit të Eduardo Camavingas për 2-0.
https://twitter.com/JoaoMiyo/status/1608950578981502977
Me këtë fitore Real Madridi mori përkohësisht pozitën e parë me 38 pikë, një më shumë se Barcelona. /Telegrafi/