Telegrafi

Karim Benzema i kënaqur me përkrahjen e tifozëve të Realit

EIBAR, SPAIN - NOVEMBER 24: Karim Benzema of Real Madrid looks on prior to the start the La Liga match between SD Eibar and Real Madrid CF at Ipurua Municipal Stadium on November 24, 2018 in Eibar, Spain. (Photo by Juan Manuel Serrano Arce/Getty Images)

Karim Benzema ka ripërsëritur përkushtimin e tij për Real Madridin.

Benzema është top goalshënuesi i Real Madridit këtë sezon me 11 gola në të gjitha garat.

E pas formës jo të mirë, rikthimi në maje të listës së realizatorëve të klubit nën drejtimin e Solarit e ka rikthyer vetëbesimin te Benz, i cili po ashtu ka marrë përkrahjen nga tifozët.

Vet francezi u shpreh shumë i kënaqur me përkrahjen që ka marrë.

“Ovacionet në Bernabeu më dhanë një tjetër shtytje dhe më bënë të ndihem i respektuar”.

“Përkushtimi im për këtë ekip është absolut. Unë ndjej se ky grup më beson”.

“Është e vërtetë se është një Karim i ri dhe një që është vetëm për futbollin dhe për golat”, deklaroi Benzema për Marca.

Reali nga ora 17:30 përballet me Al Ain ku mund ta fitojë trofeun e Kupës së Botës për Klube. /Telegrafi/