Real Madrid nuk e ka humbur rastin që të shënojë golin e 1000-të në Ligën e Kampionëve, i cili erdhi nga Karim Benzema në ndeshjen kundër Shakhtarit, të cilën mbretërit e fituan me rezultat 2-1.
Ka qenë Benzema ai që ka arritur të fusë emrin e tij në historinë e klubit siç bëri më parë Cristiano Ronaldo, i cili shënoi golat e 800-të dhe 900-të në Ligën e Kampionëve.
Më parë ishin Guti (500), Beckham (600) dhe Higuain (700), që shënuan emrin në këtë listë jubilare të golave.
Miguel Muñoz e nisi duke shënuar goli e parë të Los Blancos në edicionin e parë të Kupës Evropiane (tani Liga e Kampionëve) në vitin 1955.
Real Madridi është klubi me numrin më të madh të golave në historinë e kësaj gare, por edhe me trofe, pasi ka fituar 13.
Pas tyre klubi i dytë më i mirë është Bayerni me 768 gola, dhe Barcelona e treta me 655.
Cristiano është golashënuesi më i mirë në historinë e Real Madridit në Ligën e Kampionëve me 106 gola, i ndjekur nga Raul me 66 dhe Benzema që mund ta rrëzoj shpejt spanjollin.
Kjo pasi Benzema ka para vetës edhe dy ndeshje në fazën e grupeve. /Telegrafi/