Telegrafi

Karim Benzema arrin një rekord personal në Ligën e Kampionëve

Karim Benzema ka arritur edhe një rekord personal në Ligën e Kampionëve.

Francezi ka arrit të shënon dy gola kundër Borussia Dortmundit në barazimin me rezultat 2-2.

Lexo po ashtu Ky është formacioni më i mirë i fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve (Foto)

Për Benzeman, ky ishte goli i 50-të personal në garën elitare evropiane për klube, transmeton Telegrafi.

Në këtë formë sulmuesi bëhet golashënuesi i gjashtë më i mirë në histori të kësaj gare.

Lexo po ashtu Kjo është skuadra më e keqe e të gjitha kohërave në Ligën e Kampionëve

Reprezentuesi francez ka barazuar shifrat me Thierry Henryn (Arsenal) me nga 50 gola, ndërsa vetëm Cristiano Ronaldo (Real madrid), Raul (Real Madrid), Lionnel Messi (Barcelona) dhe Ruud van Nistelrooy (Manchester United) kanë më shumë gola se Benzema në Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/

Lexo po ashtu Leicester është ekipi anglez me humbjen më të thellë në histori të Ligës së Kampionëve (Video)