Telegrafi

Karim Adeyemi uron Loredanën për ditëlindjen e 28-të me fjalë në gjuhën shqipe

Këngëtarja shqiptare, e cila jeton dhe vepron mes Zvicrës e Gjermanisë, ditën e sotme (e premte) feston ditëlindjen.

E lindur më 1 shtator të vitit 1995, artistja e famshme ka mbushur plot 28 vite jetë.

Ajo ka marrë urime të shumta për ditëlindje, e një i veçantë nuk ka munguar nga partneri i saj, futbollisti i Borussia Dortumundit, Karim Adeyemi.

Foto: Screenshot/Instagram

Ylli i famshëm ka shpërndarë disa fotografi përkrah partneres, ku e ka uruar edhe me fjalë në gjuhën shqipe.

Lexo po ashtu Loredana Zefi shihet në një stadium duke e përkrahur të dashurin e saj, Karim Adeyemi

“Urime ditëlindjen zemër”, ka shkruar ai në një postim, gjersa në tjetrin vazhdoi: “Vetëm të mira për ty”.

Foto: Screenshot/Instagram

Ata kanë zyrtarizuar lidhjen në rrjete sociale vetëm pak javë më parë me anë të disa imazheve të përbashkëta.

Lidhja e re e Loredanës vjen pas romancës disavjeçare me reperin Mozzik, me të cilin ka dhe një vajzë. /Telegrafi/

Foto: Screenshot/Instagram