Telegrafi

Karikatura fantastike nga Goal: Shaqiri shemb autobusin e Mourinhos

LIVERPOOL, ENGLAND - NOVEMBER 11: Xherdan Shaqiri of Liverpool celebrates after scoring his team's second goal during the Premier League match between Liverpool FC and Fulham FC at Anfield on November 11, 2018 in Liverpool, United Kingdom. (Photo by Alex Livesey/Getty Images)

Xherdan Shaqiri i ka siguruar një fitore të madhe Liverpoolit në derbin ndaj Manchester United.

Shaqiri u inkuadrua nga banka rezervë për t’i shënuar dy gola të bukur dhe për ta rikthyer Liverpoolin në krye të Ligës Premier.

Falë dy golave të shënuar, Shaqiri është bërë futbollisti më i përfolur në Angli.

Ka qenë edhe mediumi gjigant botëror, Goal.com që ka bërë një karikaturë për gjilanasin pas dy golave.

Xherdan Shaqiri duke falënderuar tifozët e Liverpoolit për mbështetjen e madhe. (Photo by Clive Brunskill/Getty Images/Guliver)

“Shaqiri nga banka rezervë për ta shembur autobusin e Mourinhos”.

“Ndërkohë ai në shkurt rikthehet në Munich”, ka shkruar Omar Momani në karikaturën e tij.

Shaqiri këtë edicion ka shënuar pesë gola me fanellën e Liverpoolit, ku ka bërë edhe tre asistime. /Telegrafi/