Site icon Telegrafi

Karikatura e një artisti nga Maqedonia ekspozohet në një festival ndërkombëtar në Japoni

Në Festivalin Ndërkombëtar të Karikaturës Moderne në Saitama, Japoni, janë prezantuar edhe dy vepra të artistit nga Maqedonia, Zllatko Kërstevski.

Në këtë festival marrin pjesë gjithsej 89 pjesëmarrës nga 33 vende të ndryshme të botës, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Temë e sivjetme e festivalit është “Tetsudo”, pra ka të bëjë me stacionet hekurudhore.

Punimet e përzgjedhura botohen në një album prej 100 faqeve, në gjuhën japoneze dhe angleze./Telegrafi/

Exit mobile version