Telegrafi

Karikatura e Jim Carreyt zemëroi mbesën e ish-udhëheqësit fashist italian, Benito Mussolini

Jim Carrey (Foto by Frazer Harrison/Getty Images/Guliver)

Jim Carrey ishte cak i sulmeve të mbesës së ish-liderit fashist italian, Benito Mussolinit, i cili e quajti ndyrësirë shkaku i talljes së gjyshit të tij.

Aktori amerikan ka publikuar një karikaturë në llogarinë personale në Twitter teksa shfaqen ish-lideri italian dhe bashkëshortja e tij, Clare Petachchi të varur me kokë poshtë në “Loreto” të Milanit.

Aktori shkroi një koment krahas karikaturës së tij “Nëse po pyesni se ku na dërgon fashizmi, pyesni Benito Musolinin dhe zonjën e tij Clare”.

Kjo ka shkaktuar shumë reagime dhe një ndër to ishte edhe mbesa e ish-udhëheqësit fashist, Alessandra Mussolini, i cili i shkroi Carryt “Ti je ndyrësirë”.

Shumë “Tweets” ishin në mbrojtje të aktorit. “Unë mendoj se ju e keni përzier Jim Carreyn me vrasësin e gjyshit tuaj”, ishte një nga përgjigjet për nipërit e mbesat e Musolinit.

Lexo po ashtu Jim Carrey: Po e shijoj jetën izoluese!

Ndryshe, vetë aktori hollivudian nuk ka reaguar duke zgjedhur të heshtë dhe të vazhdoj punën rreth projekteve të reja filmike. /Telegrafi/