Manchester United ka pësuar një humbje në Stamboll përballë Fenerbahces.
Skuadra turke arriti të shënoi fitore minimale 2-1 falë dy golave spektakolar, fillimisht nga Moussa Sow me gërshërë pastaj nga Jermaine Lens që realizoi një gol të bukur nga gjuajtja e lirë.
Në këtë takim për Unitedin nuk shkoi asgjë mirë, pasi francez Paul Pogba e la takimin në pjesën e parë pas një lëndimi.
Ndërkohë sulmuesi suedez, Zlatan Ibrahimovic nuk arriti të bënte gjë në këtë përballje, por vetëm të kacafytej me kundërshtarët. /Telegrafi/