Kritikët kishin provuar ta gozhdojnë legjendën e portës italiane javën e shkuar, por ai në ndeshje me Lyonin bëri paraqitje fantastike.
Juventusi fitoi 1-0 në fushën e Lyonit.
“Mund të ma organizoni funeralin, por askush nuk do të jetë aty”, kishte thënë Buffon pas ndeshjes.
Edhe pse me 10 veta në fushë Juventus arriti të fitojë dhe të bëjë një hap tutje drejt kualifikimit.
Buffon priti dhe një penallti duke treguar cilësitë e tij dhe duke iu mbyllu gojën kritikëve. /Telegrafi/