Karen Khachanov e ka nënshtruar Novak Djokovicin për ta fituar titullin e parë ‘Masters 1000’ në turneun e Parisit.
Tenisti rus fitoi me rezultat 2-0 në sete (7-5, 6-4) në duelin që zgjati një orë e 37 minuta duke i dhënë fund serisë prej 22 ndeshjes pa humbje të serbit.
Nga e hëna, fituesi i katërfishtë Grand Slam do të marrë kreun e renditjes botërore nga Rafael Nadali, porse në Paris Masters pësoi nga tenisti i 18-të në renditje.
“Kjo fitore vlen sa e gjithë bota për mua”, ka deklaruar 22-vjeçari pas triumfit.
“Është një prej titujve më të mëdhenj në karrierën time deri më tani”.
“Nuk mund të jem më i lumtur sesa ta përfundoj sezonin në këtë mënyrë, duke fituar ndaj Novak Djokovicit”, ka shtuar ai.
Falë këtij suksesi, nga e hëna, Khachanov do të ngritet në vendin e 11-të të renditjes botërore dhe është rusi i parë që nga viti 2009 (që nga Nikolay Davydenko) që e fiton një titull ‘Masters 1000’. /Telegrafi/