LeBron James dhe Kareem Abdul-Jabbar nuk kanë një marrëdhënie të mirë, ky është një fakt i ditur tashmë.
Los Angeles Lakers dhe Oklahoma City Thunder u përballën këtë të martë (sot) në Crypto.com Arena, por prania e legjendës nuk ishte e rëndësishme për “Mbretin”.
James ia doli të realizonte 38 pikë duke e çuar numrin në 38,387 sosh në total të shënuara në sezonin e rregullt në NBA dhe duke e thyer rekordin që mbahej nga ish-qendra e Milwaukee Bucks dhe Lakers.
Ishte Dave McMenamin i ESPN që konfirmoi praninë e Abdul-Jabbar, i cili fitoi pesë nga gjashtë kampionatet e tij në NBA si lojtari i gjatë i Los Anxhelosit.
Përveç pranisë së tij, të ftuarit e ish-lojtarit të Cleveland Cavaliers dhe Miami Heat përfshinin Gloria James (nënën e tij) dhe shumë anëtarë të familjes dhe miq të lojtarit më të famshëm aktiv në NBA.
Lojtari i lindur me emrin Ferdinand Leëis Alcindor Jr. mori një ovacion të madh kur prania e tij u pa në fushë dhe në çdo moment ai dukej me një fytyrë të tensionuar teksa shikonte në ekranin kryesor të Lakers.
Lakers u mposhtën me tri pikë dallim (130-133) nga Thunders, por James ia doli ta thyente rekordin për më së shumti pikë në histori të NBA. /Telegrafi/
Kareem is in the building waiting for history to be made 😄 pic.twitter.com/h56a1xlatl
— SportsCenter (@SportsCenter) February 8, 2023