Pas pandemisë së kovidit, numri i sulmeve në zemër është rritur për tre herë në krahasim me periudhën para paraqitjes së koronavirusit, tha për TV 24 shefi i repartit për kardiologji në Spitalin Klinik në Shtip, Sashko Nikolov.
Gjetjet e këtilla nuk dalin vetëm nga analizat e kardiologëve në vend, por edhe të shoqatave mjekësore evropiane dhe botërore.
Ai tha se, nëse më herët ka pasur 20 pacientë me infarkte në mushkëri në vit, tash kanë nga 15 në muaj.
“Sulmet në zemër janë rritur për treherë më shumë. Infarkte të mushkërive, nëse kemi pasur nga 20 pacientë në vit, tash kemi nga 15 në muaj. Ato janë pacientë që vijnë , që i evidentojmë. Infarkti i ektremiteteve të poshtme dhe sëmundje të enëve të gjakut në këmbë është rritur për katër herë. Tromboza e venave të thella, e venave sipërfaqësore është rritur masivisht. Paraqitja e sulemve në tru te të rinjtë është shumëzuar me pesë”, tha ai.
Ai sqaroi se, kur filloi pandemia vlerësimet fillestare ishin se, bëhet fjalë vetëm për sëmundje virusale – respiratore që sumon munshkëritë e bardha.
“Siç kalonte pandemia, kuptuam se, vet virusi kovid hyn përmes rrugëve të frymëmarrjes, megjithatë qëllim të sulmit e ka pjesë muskulore të enëve të gjakut dhe shkakton inflamacion të enëve të gjakut që më pas shkaktojnë pneunomi masive me sulme në zemër e kështu me rradhë”, sqaroi kardiologu.
Ai shtoi se, në periudhën post- kovid, kardiologët do të kenë numër më të madh të pacientëve.
“Të gjithë ne hyjmë në një periudhë post-kovid ku kardiooggët, fatkeqësisht, them fatkeqësisht sepse rritet puna dhe do të rritet edhe më shumë, nedo të kemi numër gjithnjë e më të madh të pacientëve të cilët do të kenë sëmundje vaskulare, jo vetëm të zemrës”, tha Nikollov.