Site icon Telegrafi

Kardiologjia pret aparatin e koronarografisë (Video)

Brenda disa muajve, Klinika e Kardiologjisë pritet të bëhet me aparat i ri për koronarografi. Blerja e këtij aparati është mundësuar nëpërmjet kredisë nga Unicredit Bank Austria.

Që nga 7 korriku i këtij viti, Koronarografia në Qendrën Klinike Universitare ka qenë jashtë funksionit. Si pasojë e vjetërsisë, ky aparat shumë herë ka dalë jashtë funksionit.

E, mosfunksionimi i këtij aparati ka vështirësuar punën e stafit të kuaj Klinike. Për rrjedhojë është shtuar lista e pritjes për pacientët në nevojë.

Fillimi i punës 24-orëshe i kardiologjisë invazive është një nga premtimet e Ministrisë së Shëndetësisë. Ndërkohë, për t’i hapur rrugë funksionalizimit të kësaj klinike, ditë më parë është miratuar Ligji për kredi në mes Qeverisë dhe Uncredit Bankës së Austrisë për blerjen e pajisjeve për kardiologjinë invazive. /Tribuna Channel/

Exit mobile version