“Acibadem Sistina” në Shkup planifikohet që të bëhet qendër rajonale. Këtë e ka thënë mjeku (kardiokirurg për fëmijë) Tayyar Sarioglu, gjatë bashkëbisedimit me disa mediume nga Maqedonia, në mesin e tyre edhe Telegrafi. Ai deklaroi se “Sistina” në Shkup ka kushte dhe personel të mirë, për të kryer operacione më komplekse.
Mjeku Sarioglu tha se Turqia ka bashkëpunim të shkëlqyer me Maqedoninë dhe vendet e rajonit, që sipas tij duhet të përforcohen edhe më shumë, sidomos në sferën e shëndetësisë. Ai deklaroi se në spitalin “Acibadem” në Kadirkoy të Stambollit ku edhe ai punonte, më së shumti trajtohet pacientë me sëmundje kardiovaskulare.
“Ne me Maqedoninë dhe vendet tjera nga ky rajon kemi shumë pika të përbashkëta dhe duam që këto t’i përforcojmë, sidomos në sferën e shëndetësisë. Nga ky rajon kemi shumë pacientë që vijnë tek ne. Prej tyre ka më shumë fëmijë me sëmundje kardiovaskulare. Pas këtyre rasteve, menduam që është e nevojshme të hapet departament i kirurgjisë kardiovaskulare në Maqedoni. Spitali jonë Acibadem në Shkup është i përgatitur për këto ndërhyrje”, tha kardiokirurgu.
I pyetur për personelin mjekësor dhe bashkëpunimin me spitalin “Acibadem Sistina” në Shkup, ai tha për momentin do të punojnë mjekët që janë në Shkup, por në të ardhmen do të ketë ekip që do të dërgohen edhe nga Turqia.
“Planifikojmë që për momentin mjekët dhe infermieret që janë atje, të vazhdojnë me punën atje. Do të vazhdojmë t’i mbështesim me kirurgë, teknikë, infermiere dhe personel tjetër mjekësor, për të cilët ata kanë nevojë. Para dy javëve janë bërë dy operacione të mëdha. Gjithashtu edhe këtë javë patëm dy operacione në zemra të hapur. Për momentin kemi dhjetë persona të stafit, që janë për momentin atje, të cilët kanë përvojë 20 vjeçare. Ne Acibadem Turqi i mbështesim departamentet e kirurgjisë kardiovaskulare edhe në vendet tjera ballkanike, Afrikë, Siri, Irak, madje edhe Rusi”, tha kardiokirurgu Sarioglu.
I pyetur për profesionizmin e kolegëve të tij në Shkup, ai tha se kirurgjia kardiovaskulare ka personel të mrekullueshëm dhe kushte të mira, prandaj kjo sipas tij, do të jetë një bazë e mirë që të bëhet qendër rajonale.
Ndërsa sa i përket operacioneve vjetore dhe shkallës së suksesit, ai tha se vetëm në Stamboll bëhen rreth 600 operacione në vjetn, ndërsa përqindja e operacioneve të suksesshme është mbi 95 përqind.
“Në nivel evropian, kjo përqindje është më e larta”, tha mjegu Sarioglu.
Ai shtoi se për momentin më shumë trajtohen fëmijët që lindin me sëmundje në zemër.
“Nëse në tre muajt e parë nuk veprohet tek këta pacientë, 90 përqind prej tyre ndërrojnë jetë. Ne kemi ekip dhe mjete shumë të mira për të trajtuar fëmijët me anomali në zemër, sidomos për ‘arteria switch'”, tha ai.
Mjeku gjithashtu tha se kardiokirurgjia për fëmijë është fushë e vështirë dhe kardiologu duhet të jetë me përvojë dhe specializim të veçantë.
Tayyar Sarioglu tha se para disa javëve ka qëndruar në Shkup, ku e ka vizituar spitalin “Acibadem Sistina”, për të cilët tha se kanë kushte dhe personel mjaft të mirë./Telegrafi/