Telegrafi

Kardiokirurgjia tash ka një tjetër problem (Video)

Klinika e kardiokirurgjisë për të cilën kaluan disa vjet derisa u funksionalizua, tash ka një tjetër problem.

Aty janë të punësuar dy kardiokirurgë të cilët trajtojnë të gjitha rastet me probleme në zemër e që kanë për ndërhyrje kardiokirurgjike, raporton KTV.

Për rastet që nuk mund të trajtohen për cilëndo arsye, ekipi duhet ta referojë pacientin për trajtim diku tjetër, për çka duhet referim nga komisioni konziliar për mbulimin e shpenzimeve nga ministria.

Në nenin 3 të Udhëzimit Administrativ për trajtim të pacientëve jashtë institucioneve shëndetësore publike përcaktohet se kur pacienti referohet për trajtim dhe i duhet përkrahje financiare duhet referimi i komisionit konzilioar që është trupor profesionale i përberë prej tre mjekëve specialist të fushës përkatëse të klinikës në QKUK.

Në përgjigjen dhënë televizionit zyra për komunikim në këtë institucion sqaron se: Referimi për pacient jashtë institucionit bëhet konform udhëzimit administrative që ka nxjerrë ministria e shëndetësisë.

Aktualisht në QKUK kemi të punësuar vetëm dy kardiokirurg thuhet në përgjigje.

Ndërkaq në ministrinë e shëndetësisë e cila këtë vit ka nxjerrë me ndryshime udhëzimin administrativ në të cilin është përcaktuar kjo mënyrë e procedurave thonë se bëjnë zgjidhje.