Philippe Barbarin është kleriku më i lartë në Francë, që është shpallur fajtor, se gjatë viteve 1980 deri në vitin 1990, ka qenë në dijeni të disa abuzimeve seksuale, por i ka mbajtur të fshehura dhe i ka raportuar.
Në një deklaratë të kishës katolike në Lyon të Francës, kardinali Barbarin ka bërë të ditur se ka ofruar dorëheqje, ‘deri në arritjen e momentit kur të shpallet i pafajshëm, mirëpo Ati i Shenjtë nuk e ka pranuar’, transmeton Telegrafi.
Zëdhënësi i Vatikanit, ka pranuar deklaratën e Barbarin, duke thënë se Papa Francis i ka thënë kardinalit të bëjë çfarë mendon se është më e mira, për dioqezën e Lyon.
Megjithatë Barbarin ka vendosur të kalojë një kohë në largësi, ndërsa zëvendësi i tij do t’i kryejë të gjitha shërbesat rreth kishës.
Gjykata e ka shpallur fajtor kardinalin francez dhe e dënoi me gjashtë muaj burg me kusht, ndërsa një seancë apeli do të zhvillohet në fund të vitit. /Telegrafi/