Telegrafi

Kardinali francez: Para 35 viteve kam ngacmuar një 14-vjeçare, po tërhiqem nga detyra

Kardinali francez Jean-Pierre Ricard, ka pranuar se kishte ngacmuar një vajzë 14-vjeçare shumë vite më parë, duke theksuar se si rezultat i kësaj do të largohet nga detyra.

“35 vite më parë, kur isha pastor, u solla në mënyrë të qortueshme me një vajzë që ishte 14-vjeçe. Sjellja ime çoi në mënyrë të pashmangshme në pasoja të rënda për atë person”, shtoi ai, transmeton Telegrafi.

Ricard kërkoi falje dhe tha se do të tërhiqet nga detyra e tij, dhe do të jetë në dispozicion të autoriteteve gjyqësore dhe kishtare. Ai ishte peshkop i Bordos nga viti 2011 deri më 2019.

“Një total prej 11 peshkopësh dhe ish-peshkopësh janë aktualisht nën hetim për abuzim”, tha para gazetarëve kreu i peshkopëve francezë, Eric de Moulins-Beaufort, pasi lexoi deklaratën e Ricardos.

Një hetim i pavarur i realizuar vitin e kaluar, zbuloi se priftërinjtë francezë abuzuan me më shumë se 200 mijë fëmijë gjatë 70 viteve të fundit. /Telegrafi/