Telegrafi

Karburanti në Mitrovicë, çmimi më i lirë në Evropë

Gazeta londineze Financial Times botoi dje një shkrim për Kosovën, lidhur me kontrabandën me karburante në Kosovë.

Gazeta konstaton se misioni i BE së për vendosjen e rendit dhe ligjit ka rifilluar në Kosovë, por mbështetja serbe ende është e rëndësishme për të luftuar kontrabandën e karburantit dhe vendosjen e kontrollit në kufirin verior të këtij shteti.

Me çmimin më të lirë të karburantit në Evropë, 1.200 kilometrat katrorë ku serbet predominojnë, janë bërë magnet për klientët nga Serbia. Madje edhe shoferët shqiptarë të Kosovës, me makina me targa KS shkojne në veri të lumit Ibër për të mbushur makinat e tyre, thonë ndërkombëtarët, shkruan Financial Times.

Sipas gazetës, karburanti u shit në veri të Kosovës javën e kaluar me më pak se 0.50 euro për litër, çka është më shumë se gjysma e çmimit në pjesë të tjera të Kosovës dhe Serbisë. A

utocisternat sjellin naftë nga rafineritë serbe pa paguar taksa, duke ushqyer pika karburanti të paligjshme që tërheqin miliona euro nga arkat e të dyja palëve.