Femrat të cilat konsumojnë shumë karbohidrate janë dyfish të rrezikuara nga sëmundjet e zemrës, në krahasim me femrat të cilat nuk konsumojnë aq karbohidrate.
Një studim italian ka treguar se rreziku fshihet në karbohidratet e përpunuara, të cilat më së shpeshti përmbajnë nivel të lartë të indeksit glikemik.
Problemi qëndron në faktin se ushqimi me indeks të lartë gikemik shkakton rritjen e nivelit të sheqerit në gjak dhe sjell deri te grumbullimi i yndyrave, që pasohet me problemet në zemër.
Shkencëtarët nga Milano thonë se ky lloj ushqimi është fajtori kryesor për lajmërimin gjithnjë e më të madh të infarkteve te femrat.
Këto teza bazohen te studimi disavjeçar, në të cilin janë përfshirë 15.000 meshkuj dhe 32.000 femra. /Telegrafi/