Site icon Telegrafi

Karbini – Formë e karbonit më e fortë se grafiti dhe diamanti

Sipas hulumtuesve, ky material është më i fortë dhe më i ngjeshur, se çdo material i njohur deri më tash, shkaku i mënyrës së veçantë të shtrirjes.

Karakteristikë e karbinit është se mund të hyjë në funksion në nano teknologji, që aktivizohet kur të vihet në funksion.

Mirëpo gjëja më e keqe është se karbini është shumë vështirë të gjendet, sepse është detektuar vetëm tek pluhuri ndëryjor dhe grafiti i presuar.

Shkencëtarët e Universitetit Rice, deri më tani kanë arritur që të realizojnë një zinxhirë me vetëm 44 atome karbini.

Deri më tani studimet kanë qenë teorike, ndërsa studimet praktike po tregohen shumë premtuese./Telegrafi/
 

Exit mobile version