Telegrafi

Karaxhovski: Virusi i tanishëm nuk është i njëjtë sikur ai i vitit të kaluar

Kryetari i Komisionit të Sëmundjeve Infektive, Zharko Karaxhoski, sot në konferencë për shtyp tha se situata epidemiologjike është jo e sigurt dhe se këto masa si fillim kanë për qëllim qetësimin e përhapjes së coronavirusit.

Ai tha se masat gjithashtu miratohen që të mbrohen dhe ruhet personeli mjekësor.

Karaxhovski tha se në pesë qytete faktori R është mes 0.9 dhe 1.84, ndërsa në qytetet tjera paraqitet pasqyrë më e lehtë epidemiologjike.

“Virusi nuk është i njëjti sikur ai i nëntorit. Numri i personave të hospitalizuarve dallon nga ai i nëntorit. Nëse atëherë ministrit Filipçe i thamë se 1.100-1.200 raste në ditë mund t’i përballojmë, në tri javët e fundit ka pasur një bum të rasteve pozitive. Probabiliteti është sjell nga 1200-1300”, tha Zharko Karaxhoski, duke folur për masat e reja.

Ai ju bëri thirrje qytetarëve që të respektojnë masat për mbrojtje nga coronavirusi dhe të jenë të kujdesshëm./Telegrafi/