A do të jetë Këshilli gjyqësor kompetent për zgjedhjen e gjykatësve nëse eventualisht formohet njësi e veçantë gjyqësore e cila do të punojë në rastet e PSP dhe a do të jetë për të përgjegjës Këshilli për përcaktimin e përgjegjësisë së gjykatësve, sipas kryetarit të Këshillit gjyqësor, Zoran Karaxhovski, akoma është herët të thuhet sepse për momentin nuk ka mundësi ligjore për formimin e një njësie të këtillë, ka publikuar Akademik, transmeton Telegrafi Maqedoni.
„Unë si përfaqësues i institucionit i cili është përgjegjës për gjyqësinë, dhe Këshilli gjyqësor aspak nuk jemi të mendimit se duhet të ndryshohet koncepti mbi të cilin është vendosur gjyqësia në sistemin ekzistues“, ka thënë Karaxhovski.
“Nëse imponohet çështja e formimit të njësisë së re gjyqësore, respektivisht të njësisë së veçantë, që sipas Ligjit aktual dhe Kushtetutës nuk është e mundur, nevojitet ndërhyrje në ligj, por kjo duhet të bëhet me shumë kujdes” ka shtuar ai.
Karaxhovski ka potencuar se nëse ideja pranohet nga ana e katër partive, duhet të dihet që gjyqësia punon në bazë të ligjeve dhe Kushtetutës, e jo në bazë të marrëveshjeve politike./Telegrafi/