Site icon Telegrafi

Karaxhovski: Paditë penale nuk do të ndikojnë në zgjedhjen e kryetarëve për Gjykatën e Lartë dhe Penale

Paditë penale dhe shkeljet që janë ngritur ndaj kandidatëve për kryetarë në Gjykatën e Lartë dhe Gjykatën Penale, nuk do të ndikojnë në vlerësimin dhe zgjedhjen e tyre si kryetar, njoftoi sot kryetari i Këshilli Gjyqësor, Zoran Karaxhovski, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Padi penale kanë Vlladimir Pançevski dhe Ivan Xholev, të cilët janë kundër kandidatë për kryetarë në Gjykatën Penale, por gjithashtu padi ka edhe kundër Lidija Nedellkova dhe Jovo Vangellovski, të cilët janë në garë për kryetarë në Gjykatën e Lartë.

Këshilli nuk do t’i marr parasysh këto padi, por sipas Karaxhovskit, këto ndikojnë negativisht në mënyrë të përgjithshme./Telegrafi/

Exit mobile version