Kryetari i Këshillit Gjyqësor, Zoran Karaxhovski, tha se vendimi i vitit të kaluar i Këshillit Gjyqësor për pagesat shtesë për anëtarët e Këshillit deri në 35 për qind nuk është skandaloze, por e ligjshme, edhe pse ai atëherë kishte votuar kundër.
“Qëndrimi im dhe rregullativës gjyqësore për anëtarët e Këshillit Gjyqësor edhe për përbërjen e kaluar edhe përbërjen e tanishme është e qartë dhe e pa hamendshëm. Sipas neve, këtu nuk ka asnjë skandal, sepse baza ligjore qëndron në nenin 2 të ligjit për pagesat e anëtarëve të Këshillit Gjyqësor. Ka të përgatitur rregullore këshilluese në 2016 dhe 2017 për pagesat e gjyqtarëve”, tha Karaxhovski.
Karaxhaovski gjithashtu tha se anëtarët e Këshillit Gjyqësor janë në rangun e njëjtë me gjyqtarët dhe shtoi se ai si kryetar dhe kolegët e tij nga Këshilli nuk do të marrin mjetet shtesë të pagave nëse ato nuk i marrin edhe gjyqtarët./Telegrafi/